Komuna e Ulqinit: TAKIM ME NP “TË MIRAT DETARE”

DSC_0078Sot është mbajtur një takim në mes të përfaqësueseve të Komunës së Ulqinit dhe NP te Mirat detare lidhur me planet dhe përparësitë e përbashkëta në zonën e të Mirave detare në Komunën e Ulqinit për vitin e ardhshëm. Sipas vlerësimeve, të ardhurat e NP të Mirat detare në vitin 2014 duhet të jenë rreth 800 mijë Euro prej të cilave 600 mijë do të investohen në projektet në zonën e të Mirave detare në Komunën e Ulqinit.

Përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit kanë prezantuar projektet dhe idetë për investime në vitin e ardhshëm në mesin e të cilëve janë: Projekti i pyllit të pishave, Projekti i rregullimit të molës së vogël dhe asaj të madhe, Projekti i rekonstruksionit të manderqit, Projekti i shtegut për këmbësorë dhe atij ciklistik tek pylli i pishave, Projekti i mbrojtjes së pyllit të pishave, Projekti i rregullimit të qasjes te Kroni i Zanes – Valdanos si dhe një sërë projektesh të tjerë.
Ne takim gjithashtu është folur edhe për përgatitjet e nevojshme per zgjidhjen e problemeve me te cilët deri tash janë hasur qiramarrësit e plazheve, problemet e nderimit te egër, rrugët qasëse e tjerë. Është rene dakord qe lidhur me kete te caktohet nje mbledhje e përbashkët ku do te marrin pjesë edhe përfaqësuesit e ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

“Ujësjellësi dhe Kanalizimi”: VLONI UJIN

Sh.p.k “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Ulqin lajmëron të gjithë qytetarët se për shkakë tē reshjeve të shumta të shiut ka ardhë deri te turbullimi i ujit. Bazuar në situaten e krijuar ju lajmërojmë se uji