Komuna e Ulqinit: Takim me përfaqësuesit e DEG

DSC_0058

Kryetari Cungu e falenderoi nëndrejtorin Icke për viziten e rezervuar në qytetin e Ulqinit poashtu edhe për interesimin e treguar për të mbështetur projektet investuese në këtë qytet. Në ndërkohë vlersoj DEG-un edhe për hartimin dhe finansimin e master planit për plazhen e madhe i cili është punuar në vitin 2003.

Poashtu theksoi që Komuna e Ulqinit është në bashkpunim me banken gjermane për zhvillim – KFW për investime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve në Ulqini i cili sipas planit të fizibilitetit kap vleren prej rreth 134 milion euro. Ky projekt njëherit paraqet një ndër hapat më të rëndësishem për rregullimin e infrastrukturës nëntoksore në qytetin e Ulqinit duke krijuar kështu kushte dhe mundësinë reale për realizimin e projekteve të huaja qoftë në sektorin e turizmit apo në ndonjë fushë tjeter të industrisë u shpreh Cungu.

Nëndrejtori Icke duke falenderuar përfaqësuesit e komunës së Ulqinit për pritjen dhe gadishmerin e treguar u shpreh se Banka gjermane për investime-DEG është e interesuar të bashkpunojë në Ulqin duke mbështetur projekte profitabile në sektor të ndryshem të ekonomisë duke filluar nga turizmi, agrobiznesi, energjia, infrastruktura e deri tek sektori financiar, projekte të cilat japin një kontribut të rëndësishem në zhvillimin e qëndrueshem të këtij qyteti.

Kryetari Cungu, nëndrejtorit të kësaj banke i organizoi takime me pesë kompanitë të cilët kanë projekte në fushen e turizmit në Ulqin. Icke pati rastin të ndjek prezantimin dhe të informohet më saktësisht me projektin e kompanisë Star of Montenegro për ndërtimin e hotelit Jadran, kompaninë Rosped për ndërtimin e hotelit Galeb, kompaninë Inveraqua për ndërtimi e hotelit Velika Palace, kompaninë Sea Terra Propertis për ndertimin e fushave të golfit si dhe kompaninë nga Ulqini UL Group për ndertimin e kompleksit Medical Spa në plazhin e madh.

Pas këtyre takimeve përfaqësuesit e DEG-ut vizituan plazhin e madh dhe pjesët e qytetit ku janë planifikuar të realizohen këto projekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…