Komuna e Ulqinit: TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E VODACOMIT

na-pomolu-izlaz-visemjesecne-krize-ul-parlamentu-forca-zagrljaju-dps-a-slika-302425Kryetari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu me bashkpuntorët e tij prit sot në takim përfaqësuesit e Vodakomit të Malit të Zi.

Ky takim është në vazhden e punës pregaditore për implementimin e fazës së parë të projektit për ujësjellës dhe kanalizime në komunen e Ulqinit financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim – KFW.

Përfaqësuesit e Vodakomit u shprehen se janë në pregaditje të tenderit për zgjedhjen e konsultantit për hartimin e studimit të implementimit të fazes së parë të projektit për ujësjellës dhe kanalizime në Ulqin si dhe tenderit për zgjedhjen e konsultantit për mbëshjetje administrative ku presin edhe mbështetjen e komunës së Ulqinit dhe ndërmarrjes për ujësjellës dhe kanalizime Ulqin në plotsimin e obligimeve të marra që rrjedhin nga marrëveshja e nënshkruar në gusht të këtij viti nga KFW Banka, Ministria e Turizmit dhe Planifikimit Hapsinor, Vodakomi, Komuna e Ulqinit dhe Ndërmarrja Publike Ujësjellës dhe Kanalizime Ulqin.

Nga kjo marrëveshje komuna e Ulqinit ka marrë obligim realizimin e pageses së kotizimit ndaj Vodakomit, shlyerjen e obligimeve ndaj ndërmarrjes publike Ujësjellës dhe Kanalizime-Ulqin si dhe aprovimin e rritjes së çmimit të ujit në komunen e Ulqinit.
Lidhur me obligimet e marra kryetari Cungu u shpreh se komuna e Ulqinit ka realizuar pagesen e kotizimit ndaj Vodakomit, me kërkesë të ndërmarrjes për ujësjellës dhe kanalizime komuna ka aprovuar rritjen e çmimit të ujit për amvisni në nivelin prej 19% dhe sa i përket obligimeve ndaj ndërmarrjes për ujësjellës dhe kanalizime që pretendohen në vlerë prej rreth 430 000 euro, komuna e Ulqinit ka marrë përsiper shlyerjen e kontibuteve të kësaj ndërmarrje në vleren prej rreth 300 000 euro dhe është duke shikuar mundësinë e shlyerjes së pjeses së mbetur të borxhit.
Për obligimet e marra nga ndërmarrja për ujësjellës dhe kanalizime siç janë marrja e masave për uljen e humbjes së ujit në rrjet, rritjen e realizimit të pageses së ujit nga shfrytëzuesit, uljen e numrit të punëtorëve e të tjera, përfaqësuesit e Vodakomit u shprehen se ka vonesa në përmbushje të këtyre obligimeve megjithate besojnë në realizimin e tyre.

Në nëntor të këtij viti KFW Banka do të nënshkruaj marrveshjen me qeverin e Malit të Zi për financimin e fazës së pestë të investimeve në ujësjellës dhe kanalizime në Mal të Zi si dhe marrveshjen me komunen e Ulqinit dhe ndërmarrjen publike Ujësjellës dhe Kanalizime Ulqin për mbështetjen financiare në vlerë prej rreth 1 milion euro në përmirsimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kapaciteteve administrative të kësaj ndërmarrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi