Komuna e Ulqinit: TAKIM ME ZNJ. PAULA D. ROYSTER

Royster ne Komune (1)Sot Kryetari i Komunës Nazif Cungu priti në takim eksperten nga fusha e antropologjisë kulturore dhe gjenealogjisë nga SHBA znj. Paula D Royster. Znj. Royster është lider në përkushtimin e Qendrës për zbulimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e histories së diasporës afrikane dhe që është duke qëndruar në Ulqin lidhur me studimin e saj që ka të bëjë me gjurmët e pupujve afrikanë në Ulqin.

Ajo në takim me kryetarin Cungu shpjegon se si në hulumtimet e saja lidhur me rrugën e skllevërve afrikanë nga Afrika drejt Europës dhe Amerikës dhe në kontakt me Ambasadoren e SHBA në Mal të Zi znj. Sue K Brown, has në qytetin e Ulqinit dhe kupton rëndësinë e Ulqinit në këtë relacion. “Jetoni në një vend me vlera të mëdha historike, por fatkeqësisht shumë pakë është shkruar për Ulqinin dhe kjo duhet të ndryshohet” theksoi znj. Royster. Ajo potenconë rëndësinë e madhe që kanë gojëdhënat si dhe ruajtja e tyre. “Shpresoj që studimi im lidhur dhe udhëtimin në Ulqin do të zgjoj interesimin e shumë kolegëve të mi si dhe studiuesve të tjerë” theksoi Royster.

Kryetari Cungu ka përshëndetur aktivitetet e znj.Royster duke i ofruar mbështetje në studimin e saj. Ai gjithashtu e njoftoi atë për librin e ardhshëm që pritet të botohet në Ulqin nga autori ulqinak Ali Llunji lidhur me studimet e tija mbi familjet afrikane në Ulqin.
Sonte në Qendër për kulturë do të mbahet prezantimi me rastin e vizitës, znj.Royster Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Dëmtime në tubacionin kryesor: DERI TË MËRKURËN PA UJË NJË PJESË E MADHE E ULQINIT
Dëmtime në tubacionin kryesor: DERI TË MËRKURËN PA UJË NJË PJESË E MADHE E ULQINIT

Të martën, më 28 qershor 2022, rreth orës 16.00 gjatë punimeve të një kontraktori të papërgjegjëshëm është dëmtuar tubi kryesor i ujësjellësit në Fushën e Ulqinit, është njoftuar Portali Ul-info nga NP

CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË MËRKURËN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të mërkurën, më 29 qershor, në periudhën nga ora 09 deri në 15:00, pa energji elektrike do të jenë pjesa e qendrës së Katërkollës.

Kuvendi i Komunës: ZGJEDHEN NËNKRYETARËT E KOMUNËS DHE KOMISIONI ZGJEDHOR KOMUNAL
Kuvendi i Komunës: ZGJEDHEN NËNKRYETARËT E KOMUNËS DHE KOMISIONI ZGJEDHOR KOMUNAL

Me propozim të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, Kuvendi i Komunës të hënën zgjodhi dy nënkryetarë. Ata janë Beqir Sella, funksionar i PD-së dhe Sabr Sallaj, ndryshe nënkryetar i Forcës

Ulqin: SEZONI PËR RRETH 30 % MË I MIRË SE VITIN E KALUAR
Ulqin: SEZONI PËR RRETH 30 % MË I MIRË SE VITIN E KALUAR

  Qeveria e Malit të Zi ka bërë të ditur zyrtarisht se presin një sezon dukshëm më të mirë se vitin e kaluar. “Të gjithë treguesit që kemi flasin në favor të kësaj, se sigurisht që jemi 60% më mirë

Dr G.Karamanaga: GANI I VOGËL
Dr G.Karamanaga: GANI I VOGËL

Gani ende nuk i ka mbushur shtatë vjetë.Një ditë u nis prej shtëpie. Nuk i tregoi askuj se ku po shkon. Komshitë Shyqyrija, Kimetja dhe Zhelko e vrejtën se ishte në rrugë. Pas një kohe prindërit e tij