Komuna e Ulqinit: TAKIM PËR NN “PRIMORJE”

ProtokollSot kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka mbajtur një takim lidhur me situatën në ish Ndërmarrjen e ndërtimtarisë „Primorje” në falimentim. Në takim kanë marrë pjesë përfaqësuesi i sindikatës të ish punëtorëve, drejtori i falimentimit dhe pronari i shumicës së ndërmarrjes.

Në takim është përmendur që ndërmarrja ka borxh rreth 1.200.000 Euro që duhen paguar nga shuma e falimentimit, e prej tyre rreth 320.000 Euro punëtorëve.

Drejtori i falimentimit Ognjen Jovoviq, ka paralajmëruar se së shpejti do të paguhet një e treta e shumës që i kanë borxh punëtorëve, ndërsa për borxhet e tjerë duhet pritur shitja e shumës së falimentimit.

Në takim në veçanti është bërë fjalë për raportet pronësore të Komunës dhe „Primorjes”, përkatësisht për disa procese gjyqësore që janë në rocedurë në mes këtyre dy subjekteve, e prej të cilëve disa edhe më gjatë se 10 vjet. Bashkarisht është vlerësuar se zhagitja e mëtejshme e proceseve gjyqësore nuk shkon në favor as të njërës e as të palës tjetër, e për këtë është rënë dakord që të bëhet një prerje e gjendjes pas të cilës gjë të dyja palët do të paraqisnin qëndrimet dhe pozitat e veta, e pastaj në biseda të përbashkëta të tentohet të bëhet një barazim dhe të shmangen proceset e mëtejm gjyqësorë.

Në këtë mënyrë më vonë me shitjen e pasurisë së ndërmarrjes do të mund të paguhen të gjithë kreditorët, para së gjithash ish punëtorët të cilët me vite kërkojnë të drejtat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT
Ministria: NDALIMI I PËRDORIMIT TË QESËVE PLASTIKE DERI NË FUND TË VITIT

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit njoftoi se deri në fund të këtij viti do të miratohet ligji i ri për menaxhimin e mbeturinave. Siç ka thënë sot në Ulqin, Dushan Bugarin, zyrtar

Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”
Qendra për kulturë: TË MARTËN FILLON “SKENA VERORE – ULQIN 2022”

Qendra për Kulturë njoftoi se të martën, më 5 korrik, do të shënohet zyrtarisht fillimi i “Skenës Verore – Ulqin 2022”. Hapja e këtij festivali është planifikuar në Molen e Madhe, nën bedenet e Kalasë,

Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI
Podgoricë: KRIPORJA PRONË E SHTETIT, AKSIONARËT PO PËRGATITIN PADI

Toka e Kriporës së Ulqinit, gati 15 milionë metra katrorë, është e regjistruar këtë javë në kadastër si pronë e shtetit të Malit të Zi, shkruan “Dan”. Administratori i falimentimit të Kriporës, Zharko

OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT
OT: MBI 15 MIJË TURISTË QËNDROJNË NË RIVIERËN E ULQINIT

Në ditën e parë të korrikut të këtij viti në rivierën e Ulqinit pushojnë 15.097 mysafirë, është kumtuar ngaOrganizata Turistike. Siç thuhet, më shumë se një e treta të tyre janë në hotele, gjëgjësisht

Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE
Sella: DO TË RRITET BUXHETI PËR MBËSHTETJEN E TË TË RINJVE

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Beqir Sella tha që administrata e re është dhe do të jetë në mbështetje të të rinjve dhe projekteve me fokus të rinjtë.   Sipas fjalëve të tij, Komuna e Ulqinit do