Komuna e Ulqinit: TAKIM PËR PROJEKTE NË VITIN 2014

Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu dhe bashkëpunetorët e tij patën të hënën një takim pune me znj. Natalija Jovoviq projektuese nga SH.P.K për komunikacion dhe inzhenjering lidhur me projektet infastrukturore që duhet të pergatiten për realizim në vitin e ardhëshëm. Takimi u fokusua në projektet nga lemi i komunikacionit dhe vendparkimeve. Krahas tjerash në takim është rënë dakord për aktivitetet dhe obligimet që duhet të përfundojnë me qëllim të përshpejtimit të procesit të hartimit të projekteve nga të cilët do të veçonim vazhdimin e punimeve në Bulevardin pas urës në Port Milenë, rregullimin e infrastrukturës rrugore në PDU Fusha e Ulqinit me theks të vecantë në rrugën servisore pranë bulevardit.

Poashtu është analizuar edhe mund[sia e hartimit te projektit gjeneral për magjistralen nepërmes Mavrianit, Limanit dhe Pinjesh Pylli i Pishave. Pas takimit te pranishmit vizituan lokacionet me qëllim të analizës së situatës në teren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi