Komuna e Ulqinit: TAKIM RRETH PROJEKTIT PËR ENERGJISË DIELLORE

Sot kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu ka pritur në një takim z. Barry Silverstone, pronar i kompanisë Silverstone Energy dhe ka biseduar lidhur me projektin e ndërtimit të sistemit për prodhimin e energjisë diellore në lokacionin e Malit të Brisë. Silverstone Energy është kompani Amerikane e cila në marrëveshje me operatorin malazias të tregut të elektroenegjetikës në Mal të Zi, ka punuar studimin në bazë të të cilit edhe e ka caktuar lokacionin më të përshtatshëm për ndërtimin e një sistemi të tillë i cili gjendet në territorin e Komunës së Ulqinit.

Ata e kanë punuar studimin në bazë të të cilit kanë vlerësuar mundësinë e prodhimit në këtë lokacion me teknologjinë me të cilën kjo kompani prodhon. Z. Silverstone me qëllim të bashkëpunimit të suksesshëm e ka iniciuar këtë takim në të cilin ka prezantuar kompaninë e tij dhe vetë projektin. Periudha e ndërtimit të këtij sistemi do të zgjaste deri në 2 vjet, me kapacitetin fillestar të prodhimit prej 100 MW.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi