Qeverisja lokale në Ulqin gjatë vitit të kaluar ka grumbulluar rreth 2.2 milionë euro në bazë të tarifës për rregullimin vendor, çka është një shumë rekord, shkruan „Vijesti“.
Në vitin 2021 mbi këtë bazë janë mbledhur 690.000 euro, pra tre herë më pak se në vitin e kaluar.
Shtohet se në vitin 2022 më së shumti para janë investuar në asfaltimin e rrugëve – 964.000 euro.