Të hënën, me 31 mars, është hapur Thirrja e parë publike për dhënien me qira të tokës së komunës për vendosjen e objekteve të përkohshme për vitin 2014.
Objekt i thirrjes janë 120 lokacione të përkohshme, në të cilat është e paraparë vendosja e objekteve montazhë, kiosqve, reklamave dhe objekte të tjerë me karakter të përkohshëm.
Në Thirje është e paraparë edhe dhënja me qira e 9 hapësirave për parking në pjesë të ndryshme të qytetit.
Thirrja publike do të jetë e hapur deri me datën 10 prill 2014.
Kjo thirrje është publikuar në gazetën ditore “Dan”, në sajtin e Komunës së Ulqinit www.ul-gov.me dhe në tabelën e shpalljeve të Komunës së Ulqinit.
Për informata më të hollsishme qytetarët mund të interesohen edhe drejtpërdrejtë në hapsirat e Sekretarijatit për çështje komunale, zyrja numër 75.