Komuna e Ulqinit: U PREZANTUA PROJEKTI MARUBI

Opstina-UlcinjNë hotelin Mediteran sot u mbajt konferenca tematike “Projekti Marubi: Model i bashkëpunimit për promovimin e turizmit në mes Shkodrës dhe Ulqinit”, të cilin e financon BE.

Studimit e fizibilitetit të Marubi Route e kanë bërë profesorët Rade Ratkoviq dhe Maksut Haxhibrahimi, derisa prezantimin e smartphone aplikacionit “Marubi City Guide” Vlado Bokun dhe Ardijan Mavriq. Për projektin Marubi si model të ri të zhvillimit të turizmit ka folur Arsllan Hajdinaga nga Zyre për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte e komunës së Ulqinit.

Pjesëmarrësve të tubimit janë drejtuar dhe kryetarët e komunave të Shkodrës dhe Ulqinit Lorenc Luka dhe Fatmir Gjeka, si dhe përfaqësuesja e Ministrisë së punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane të Malit të Zi Violeta Camaj.

Luka dhe Gjeka me bashkëpunëtorët gjatë zgjatjes së konferencës kanë folur dhe për mundësit e zgjerimit të bashkëpunimit në mes të këtyre dy qyteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi