Komuna e Ulqinit, UDSH, Kuvendi, LD në MZ: URIM PËR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT

Opstina-Ulcinj“Me dëshirë dhe kënaqësi të veçantë ju drejtohem të gjithë besimtarëve musliman me urimet më të përzemërta me rastin e festës së Kurban Bajramit.”

“Kurban Bajrami është festë që kurorëzon mirësin, sakrifincen dhe përulësin e çdo besimtari, andaj le të jetë kjo festë një rast për të shpalosur akoma më thellë ndjenjat e vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjellët.
Kjo ditë më jep rastin që të gjithë besimtarve musliman t’u shpreh urimet  më të sinqerta  duke dëshiruar harmoni dhe begati në familjet e tyre. Urime!”, thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Ulqinit Nazif Cungu.

UNIONI-DEMOKRATIK-I-SHQIPTARËVEMe rastin e Kurban Bajramit, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmed Zenka në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon  të gjithë besimtarët mysliman, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.

“Të gjithë besimtarëve të  Fesë Islame iu uroj që kjo festë të përcillet  jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit, por edhe me vepra të mira, t’ia shtrim dorën njëri-tjetrit, që të mbretërojë harmonia, dashuria, përkrahja dhe uniteti mes motrave dhe vëllezërve tanë, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, tolerancës, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.

Gëzuar, të gjithë shqiptarëve të Fesë Islame, Kurban Bajramin, kudo që janë !” thuhet në urimin e kryetarit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmed Zenka.

Kuvendi, Parlamenti, Skupstina, Parlament“Kam kënaqësi të veçantë tu drejtohem të gjithë besimtarëve musliman duke u shprehur urimet më të sinqerta me rastin e festës së Kurban Bajramit”.
“Uroj që në familjet tuaja të mbizotroi mirësia, harmonia dhe begatia”, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit komunal të Ulqinit Milazim Mustafa.

 

 

 

011“Të nderuar-a  besimtarë, besimtare. Me rastin e festës së Bajramit të Vogël – Kurban Bajramit, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Ti, të partisë së parë politike të shqiptarëve, sot në Malin e Zi, të gjithë besimtarëve ju urojmë:  Me shëndet dhe me gëzime  Festa e Kurban Bajramit”!

“Simboli i sakrificës për ne shqiptarët, po edhe për popujt e tjerë liridashës e paqdashës, është shpresë për një të ardhme më të mirë, ku nuk do të jemi rob të veseve, lakmive të shfrenuara dhe të nënshtrimit kolonial, të asnjërës kohë, të asnjërës shoqëri… Sakrifica për të mirën e përbashkët është virtyt që të jep forcë, shpresë e besim. Kështu na mësojnë edhe librat e shenjta”.

“Gjithmonë paçi gëzime, begati, lumturi dhe përparim”.

“Edhe një herë: GËZUAR DHE URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT”, thuhet në urimin e kryetarit të LD në MZ Mehmet Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË
Të premten e ardhshme: NË QEVERINË E MALIT TË ZI NËNSHKRUHET KONTRATA PËR HOTELIN EKSKLUZIV NË SUKË

Të premten, më 7 prill, në Qeverinë e Malit të Zi në Podgoricë do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Royal” nga Prishtina për dhënien me qira afatgjatë të lokacionit Suka. Në këtë mënyrë u krijuan të

Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA
Fjalimi përshëndes i kryetarit Bajraktari me rastin e Ditës së Komunës: ULQINI ËSHTË SI NANA, QYTET TANI PREJ NGA VIJNË LAJMET E MIRA

Ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe i gëzuar që në emër të komunës së Ulqinit dhe vehtes t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju falënderoj përzemërsisht që me praninë tuaj e bëni festën tonë më

Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Të premten ekspozita: RIJETËSIMI I ÇARSHISË SË ULQINIT
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI
Shkup: GJEKA, HOXHA DHE XHURRETA TE XHAFERI

Ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave, Fatmir Gjeka, me bashkëpunëtorët e tij, sekretarin shtetëror Astrit Hoxhën dhe drejtorin e Drejtorisë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve

Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve
Forca për zgjedhje presidenciale: Vendimin do t’ia lëmë votuesve

Kumtesë për media Të nderuar qytetarë, Raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale të 19 marsit nuk nxori fituesin, andaj me 2 prill do të mbahet raundi i dytë ku Mali i Zi do të fitoi presidentin e ri. Forca