Komuna e Ulqinit: VJEN DRAFTI I PHU-SË, POZITIVNA KUNDËR

Plan UlcinjDrafti i Planit hapësinor-urbanistik (PHU) të komunë së Ulqinit do të jetë së shpejti në shqyrtim publik, mëson UL-info.

Punimi i këtij dokumenti jashtëzakonisht të rëndësishëm në korrik të vitit 2009, me vendim të kryetarit të atëhershëm të komunës Gëzim Hajdinaga, i është dhënë Qeverisë së Malit të Zi dhe do të kushtojë 850 mijë euro. Mirëpo, këtë vendim mund ta sillte vetëm Kuvendi komunal.

Opinioni gjatë gjithë kësaj periudhë ishte i shkëputur nga procesi i punimit të PHU-së, edhe pse legjislacionin vendor dhe evropian kërkon transparencë të plotë dhe pjesëmarrje të subjekteve të interesuar të komunitet në sjelljen e planeve urbanistike.

Një nga pjesëtarët e koalicionit qeverisës, Mali i Zi Pozitiv, i kundërshtohet draftit të propozuar të PHU-së kur kemi të bëjmë me zgjidhjen për Valdanos. Drejtuesit e saj mendojnë që ky gji duhet të jetë Qendër ekologjike ndërkombëtare, e jo, siç parashikon PHU-ja, që në Valdanos, në pjesën veriore të Mendrës, të ndërtohen rreth 900 krevate në hotele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi