Komuna e Ulqinit: ZGJEDHJET E ARDHSHME TË PARREGULLTA!?

Opstina-UlcinjTë martën tek kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Milazim Mustafa urgjentisht është mbajtur mbledhja e Kolegjiumit.

Siç mëson Portali UL-info, arsyeja ishte shkresa e Inspekcionit administrativ e dërguar udhëheqësve të pushtetit komunal më 2 dhjetor në të cilën ceket që për rregullsinë e zgjedhjeve të ardhshme duhej që tani të caktohen numri i këshilltarëve në përbërjen e ardhshme të Kuvendit lokal, si dhe vendimi nga cilat mjete do të mbulohen shpenzimet për organizimin e zgjedhjeve.

Në lidhje me këtë, Mustafa nesër do të caktoj konferencën e jashtëzakonshme për shtyp.

Në mbledhjen e sotme të Kolegjiumit, siç mësojmë, nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues i ekzekutivit dhe as shefi i Klubit të këshilltarëve të Forcës së re demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi