Komuna: EDHE NË VITIN ZGJEDHOR KA PUNËSIME PARTIAKE

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjKryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq (PDS) tha se në vitin zgjedhor partia e tij, por edhe partitë të tjera punësojnë mbi baza partiake, edhe pse Komuna ka tepricë punëtorësh.

“Komuna ka rreth 190 të punësuar përherë dhe 90 mbi këtë numër. Bëhet fjalë për punësime partiake, është vit zgjedhor dhe nuk mund të bëjë shumë në këtë moment. Çdo sekretar tërheq në anën e vet ose për partinë e tij”, tha Nrekiq për “Vijesti”, duke shtuar se këtë gjendje e gjeti.

I pyetur a punëson PDS-ja mbi baza partiake, Nrekiq tha: “Edhe tanë bëjnë si të tjerët”.

Nrekiq tha se kundërshton këtë mënyrë të punësimit dhe se në periudhën e ardhshme do të bëjë çdo gjë në mënyrë që kjo dukuri të ndalohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi