Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka emëruar drejtuesit e ri të organeve në administratën lokale.
Siç edhe ka lajmëruar tashmë Portali Ul-info, kryeadministratori i komunës do të jetë Kapllan Muçaj nga koalicioni i Gjekes, Omer Bajraktari nga MZ Pozitiv do të jetë menaxher i komunës, derisa funksionin e shefit të kabinetit të kryetarit të komunës do ta kryej Met Gjoni.
Sekretar për administratë dhe veprimtari shoqërore do të jetë Ahmet Aloshi, ndërsa sekretar për ekonomi do të jetë Milazim Mustafa, të dy nga koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit”. Këtij koalicion i ka takuar edhe funksioni i drejtorit të Organizatës turistike, të cilën do ta kryej Zana Sarvan.
Forcës i takuan sekretariatet për buxhet dhe financa, urbanizëm dhe veprimtari komunale të cilët do ti mbulojnë Valdet Axhemoviq, Mustafa Gorana dhe Avdula Dervishi.