Komuna: FATURA PËR KOKTEJIN E PDS-SË TEK PROKURORI SPECIAL

racun-fatura-sead-osmanovicProkuroria speciale shtetërore ka marrë nga Komuna e Ulqinit dokumentacionin lidhur me tubimin e Partisë demokratike të socialistëve me 27 shtator të këtij viti, shkruan “Vijesti”.

Prokuroria po heton pretendimet se atë ditë, me rastin e pritjes së liderit Millo Gjukanoviq në prag të promovimit parazgjedhor, përkrahësit e kësaj parti kanë bërë faturën me vlerë 2290 euro në një kafene në Katërkollë, e cila me 18 tetor është dorëzuar Komunës së Ulqinit për pagesë.

Bashkëbiseduesi i “Vijestit” nga Komuna e Ulqinit ka thënë se sekretari për buxhet dhe financa i Komunës së Ulqinit Sead Osmanoviq, i cili është funksionar i lartë i PDS-së, për këtë rast do të merret në pyetje në prokurori në Podgoricë, sepse në faturën kontestuese gjendet nënshkrimi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi