Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dje përcaktoi Draftin e Planit strategjik të zhvillimit të Komunës së Ulqinit për periudhën 2015-2020 dhe sot e dërgoi në shqyrtim publik.
Për këtë dokument do të mund të jepen vërejtjet dhe mendimet në 15 ditët e ardhshme, gjegjësisht deri më 29 gusht.
Shqyrtimi publik do të mbahet në Sallën e Kuvendit komunal më 25 gusht, me fillim në ora 10,00.
Shqyrtimin publik do ta drejtojnë Shërbimi i menaxherit dhe Sekretariati për ekonomi dhe zhvillim ekonomik.