Komuna: FILLON PAGESA E KOMPENSIMEVE PËR PUNËTORË

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjKomuna e Ulqinit konformë vendimit të Kuvendit  filloi pagesën e kompensimeve  për  punetorët  që  do të lëshojnë vendet e punës.

Gjithësej nga Komuna dhe NP janë paraqitur 59 punëtorë. Me kënaqësi mund të konstatojmë se  kemi  bërë pagesat  për 11 të punësuar ne NP – Ujësjelles kanalizim  dhe 15 për punëtorët  e Komunës.  Pasi ne  pyetje janë shuma  të   mëdha të  hollash, jemi  duke  përgatitur mjetet  dhe  për 35 punëtorë  të tjerë  të  cilet mund të llogarisin në mjete  ne   një afat  sa më  të shkurter.

Kontributët dhe sigurimët shoqërore do të shlyhen në marrëveshje  me Ministrinë  përkatëse për të gjithë të punësuarit, kurse për personat që kanë fituar nga pagesa e kompensimeve do t’iu paguhen në ritme shumë më të shpejta , më qëllim plotësimin e kushteve për pension.

Kryetari  i Komunës  Nazif Cungu   me  këtë rast  i shpreh  falenderime  të sinqerta  të  gjithë  punëtorëve që  vite  të tera   kanë  dhenë ndihmesën e tyre  në  organet  e administratës dhe në Ndërmarrjet publike.

Po ashtu me  kënaqesi   mund të  konstatojme  se sot  arritem që te shlyejme dhe  nje page  për punetorët e Komunes, e në   ditët  ne  vazhdim   do te  pasojnë pagesat  edhe  për  punëtorët  në NP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi