Me vendim të kryetarit të komunës Fatmir Gjeka sot është formuar Grupi konsultativ komunal i cili do të hartojë Planin strategjik të komunës së Ulqinit për periudhën 2015-2020, mëson Portali Ul-info.
Në këtë grup punues janë 25 anëtarë, apo dhjetë ma pak nga ç’kishte grupi i formuar në fund të vitit 2011.
“Shpresojmë që deri në fund të vitit do ta hartojmë këtë dokument programor shumë të rëndësishëm për komunitetin tonë lokal”, tha menaxheri i komunës së Ulqinit Omer Bajraktari.