Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, në pajtim me përfundimet e Parlamentit lokal, të mërkurën ka formuar komisionin e ekspertëve i cili do të shqyrtojë Draftin e propozuar të Planit hapësinor urbanistik si dhe vërejtjet e dhëna gjatë shqyrtimit publik.
Komisioni ka 17 anëtarë, në krye të së cilëve është kryetari i komunës, ndërsa detyra e tij është të analizojë të gjitha fazat e përpilimit të këtij dokumenti më të rëndësishëm planifikues të komunës dhe të realizohen propozimet të cilët i miratoi Kuvendi.
Siç thuhet në vendim, komisioni për punën e vet do ta përpiloi raportin me shkrim.








