Komuna futet në borxhe të reja: PRAPË MARRIN KREDIT

Në seancën e rradhës të Kuvendit të komunës së Ulqinit do të jetë dhe vendimi për huamarrje të re kreditore. Siç thuhet në propozimin e vendimit, komuna e Ulqinit do të marrë kredi në shumën deri në dy milion euro, në mënyrë që qytetarëve të ju paguaj rrogat e mbetura, të financoj borxhet nga periudha e mëparshme dhe deficitin në buxhet.

Theksohet që kredia do të merret në tregun bankar vendas, ndërsa afati për kthimin e kredisë do të jetë nga shtatë deri në dhjetë vjet.

Për këtë vendim nevojitet pëlqimi i Qeverisë së Malit të Zi. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së financave të Malit të Zi, borxhet e komunës së Ulqinit në fund të 2011 ishin 2.4, e vetëm një vit më vonë 6.2 milion euro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi