Komuna: GJEKA DHA DORËHEQJE

Fatmir Gjeka,Fatmir DjekaNë komunë të Ulqinit sot u mbajt konferenca për shtyp në të cilën kryetari Fatmir Gjeka dha dorëheqje nga ky funksion.

“Javën e kaluar në qytetin tonë erdhi deri tek nënshkrimi i marrëveshjes për rikompozim, gjegjësisht formim të pushtetit të ri, e pjesë e marrëveshjes të katër subjekteve politike të cilët do të përbëjnë pushtetin e ardhshëm është që drejtuesit e deritashëm të komunës të japin dorëheqje. Për këtë arsye ky veprim i imi është dëshirë që Ulqini sa më parë të dal nga kriza politike”, tha ai duke theksuar se me marrëveshje është krijuar realiteti i ri.

Gjeka tha se ai dhe administrata që ai drejtoi kanë tentuar që në dy vitet e kaluara të punojnë në të mirë të qytetarëve të Ulqinit përkundër të gjitha bllokadave, obstruksioneve dhe problemeve që kishin.

“E dimë që mund të ishte më mirë dhe më efikas, dhe këtë e gjykojnë qytetarët dhe do ta gjykojnë votuesit, por me ndërgjegje të qetë them se kam punuar më së miri që kisha mundësi, i përkushtuar për të mirën e të gjithë njerëzve në këtë komunë”, tha ai duke shtuar se nuk është lidhur për këtë funksion. “Që nga mesi i nëntorit ia ofrova atyre që kishin më së shumti vende në Parlamentin komunal. Tash 15 vite jam në pozita të ndryshme udhëheqëse. Për këtë arsye e di që funksionet janë kaluese, ndërsa Ulqini është i përhershëm”, tha Gjeka duke falënderuar për bashkëpunim bashkëpunëtorët dhe të punësuarit në organet e qeverisjes lokale dhe ndërmarrjet ku themelues është Kuvendi komunal, përfaqësuesit e medieve dhe qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi