Komuna: GJEKA PRITI NËNKRYETARIN E PARLAMENTIT TË MAQEDONISË

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjKryetari i Komunës Fatmir Gjeka u takua me nënkryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë Z. Rafis Aliti.

Në takim u prekën një  sërë cështjesh, me interes të përbashkët për dy vendet Mali i Zi – Maqedoni, por theksi u vendos tek bashkëpunimi kulturorë, ku sipas bashkëbiseduesve ka mjaft hapsirë për të vepruar.

Krahas kësaj në qëndër të vëmëndjes ishte situata politike në Maqedoni, aktivitetet që zhvillohen nga subjektet politike vendas dhe nga faktori ndërkombëtar për tejkalimin e situatës së krijuar dhe përgatitjen sa më të mire të  zgjdhjeve. Nga ana tjeter Kryetari Gjeka e njoftoi mysafirin rreth përgatitjeve të sezonit turistik dhe pritjes nga ai, duke vecuar dhe atë që në Ulqin nga viti në vit pushojnë dhe mysafire nga Maqedonia.

Përndryshe Z. Aliti eshtë pjesëmarrës në konferencën rajonale që po zhvillohet në qytetin e Budves ku në fokus do te jetë reforma në gjyqësor në këto vende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi