Komuna: GJEKA PRITI PJESËMARËSITË NË FESTIVAL

festivaliKryetari  Gjeka fillimisht priti Egzona Salaj e cila në ngjarjen më madhore të  pasurisë shpirtërore u lancua me cmim special për interpretim dinjitoz të kengës së Anës së Malit dhe u dallua nga juria profesionale e Festivalit në mesin e 1200 artistëve popullorë.

Kryetari Gjekaj dhe interpretja Egzona Salaj vlerësuan rëndësinë e Festivalit që ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave më të mira të trashëgimisë sonë, etnomuzikore, etnokoreografike, etnografike të kostumeve popullore, veglave muzikore, riteve, traditave, zejeve, etj. të krijuara prej shekujsh  nga populli.

Pas kësaj pasoi takimi me kryetarët e SHKA ,,Tradita,, Z. Selatin Gjeloshaj, Z. Luljeta Avdiu ,,Ana e Malit,, dhe Z.Zef Luki SHKA ,,Buzuku”.

Në këtë takim ishin dhe interpretët Naxhije Popi dhe Fadil Velaj që në Festival,  morën cmim për interpretim dhe ruajtjen e këngës së trevës së Krajës.

Këto tre shoqeri shkëlqyen në mesin e 80 shoqatave kulturore – artistike ,75  ansambleve popullore, 36 rapsodëve dhe 34 orkestrave popullore dhe morën vlerësimet e jurise për ruajtjen e folklorit tek shqiptarët në Mal të Zi.

Ata njëherit i shprehën falenderime Kryetarit Gjeka për përkrahje dhe theksuan që Festivali i Gjirokastrës dëshmoi se bashkarisht përherë mund të korrim suksese ndërkaq Z Gjeka duke i falenderuar të gjithë theksoi që Shoqeritë përherë mund  të llogarisin në përhkrahjen e Komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi