Komuna: GJEKA URON FILIMIN E MUAJIT TË RAMAZANIT

Fatmir Gjeka, Fatmir DjekaKryetari i Ulqinit Fatmir Gjeka i ka dërguar një telegram urimi kryeimamit të Ulqinit Ali efendi Bardhi dhe besimtarëve të besimit islam me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në mesazhin e urimit, ndër të tjera, thuhet se Muaji i Ramazanit është ndër obligimet më fisnike në të cilën kultivohen vlera njerëzore dhe humane, toleranca, respekti i ndërsjelltë dhe dashuria midis njerëzve.

“Duke uruar që ky muaj i shenjtë të pasqyrojë në mënyrë të denjë bindjen fetare dhe sprovën për t’iu përkushtuar lartësimit shpirtërorë, uroj që muaji i Ramazanit të gjejë familjet tona në harmoni, mirëqenie, lumturi dhe dashuri”, shkruan Gjeka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi