KOMUNA: GJEKA VAZHDON VIZITËN NË AMERIKË

Gjeka (2)Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka me ftesë të Shoqatës Shqiptaro-amerikane “Ana e Malit” tash disa ditë qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerkisë ku kishte një sërë takimesh dhe kontaktesh me njerëzit nga bota e politikës dhe biznesit, si dhe përfaqësuesit diplomatik në Konsullatën gjenerale të Malit të Zi në Njujork, mëson Portali Ul-info.

Ai ishte i pranishëm në festimin e festës më të madhe shqiptare, Ditës së flamurit, të cilën në qytetin më të madh në SHBA e organizuan emigrantët nga kjo zonë.

Gjeka vizitojë dhe Stamfordin, në Konektikat, ku bisedoi me drejtuesit e këtij qyteti amerikan me të cilin Ulqini është i binjakëzuar.

Sipas programit, Gjeka të shtunën përfundon vizitën në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi