Komuna: GJONI DHE RADOVIQ NËNKRYETARË TË RI

Hadixha GjoniNënkryetarët e ri të Komunës së Ulqinit do të emërohen në mbledhjen e Parlamentit lokal e cila do të mbahet të mërkurën, më 30 mars, mëson Portali Ul-info.

Sipas marrëveshjes së koalicionit, në pushtetin e ri lokal do të jenë katër nënkryetarë të Komunës, gjegjësisht nga një prej PDS-së, Forcës, Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” dhe Unionit demokratik të Shqiptarëve.

Gati është e sigurt që për këto funksione UDSH-ja do të propozojë nënkryetaren e partisë Hadixha Gjonin, ndërsa PDS-ja anëtarin e Këshillit ekzekutiv të partisë Vaso Radoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi