Kryetari i Komunës se Ulqinit Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtoret e tij priten sot në një takim pune përfaqësuesit e ,,Stroj servis gradnja”, te kryesuar nga Z.Rajko Pezhurica te cilet jane te interesuar qe te investojnë ne fushën e turizmit.
Ata bene prezantimin e projektit i cili parasheh ndërtimin e tete vilave luksoze me pese yje dhe ndërtimin e një hoteli me objekte përcjellëse me katër yje, ne një sipërfaqe prej tetëmbëdhjete mije metra katrore ne lokalitetin e Krruçit.
Theksojmë qe ky projekt është i përfshire ne draftin e planit urbanistik hapësinor .
Kryetari Gjeka, duke përshëndetur nismën ne fjale shprehu gatishmëri për miratimin e planit urbanistik hapësinor deri ne muajin shtator dhe fillimin e jetësimit te këtij projekti me interes te dyanshëm.
Te theksojmë se miratimi i planit ne fjale me siguri qe do te përshpejtojë thithjen e investimeve vendas dhe te huaja, kur dihet qe interesimi për te investuare ne bregdetin tone është gjithnjë e me i madh.