Në fillim të javës së ardhshme kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq do të emërojë sekretarët e ri të sekretariateve komunale, mëson Portali Ul-info.
Është paralajmëruar që të mërkurën, në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, të zgjidhen dy nënkryetarë të Komunës.
Siç paralajmëruam më herët, ato do të jenë Hadixha Gjoni nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Astrit Hoxha nga Partia Demokratike.








