Panairi i turizmit – travel fair 2016 në Prishtinë për dallim nga vitet e kaluara që është mbajtur në mes të muajit maj, këtë vit është mbajtur më 21 dhe 22 prill në Pallatin e rinisë.
Organizimi ishte shumë më në nivel se vitet e kaluara edhe stenda e Malit të Zi ka qenë apsolutisht më e vizituara nga të gjitha stendat si nga vizitorët e thjeshtë, ashtu edhe nga përfaqsuesit e agjensive por edhe nga perfaqesuesit e mediave.
Organizatorët,e Panairit,Ulqinit, i kanë dhënë përparësi dhe së bashku me Ministrin e arsimit dhe ministren e tregëtisë dhe industriesë na është besuar hapja solemne e Panirit.
Paniari ka qenë më mirë I organizuar se vitin e kaluar,ka pasur shume ma tepër vizitorë. Gjithashtu, mediatikisht ka qenë shumë mirë I përcjellur.
Eshtë me rëndësi që këtë viti ky Panair është organizua në prill e jo në maj,për këtë arësye edhe suksesi ka qenë më i madh dhe ftesa për të na vizituar për festat e një majit ka shkua në kohë.
Pëcjelljen e këtij Panairi e kanë bërë pothuajse të gjitha mediat kryesore të Kosovës dhe ne, përvec që jemi drejtuar në hapje të Panairit mediave dhe vizitorëve kemi organizua edhe një konferencë për media që ka qenë shumë e sukseshme dhe në disa televizione kemi marrë pjesë në emisione drejtë për drejtë.
Prej Malit të Zi këtë vit kanë marrë pjesë dhe përfaqesuesit e Organizatës turistike të Kotorrit dhe të Tivatit.
Ne kemi qenë,si delegacion,shumë mirë të përcjellur dhe të respektuar nga nivelet më të larta shtetrore dhe lokale te Kosovës. Prej zyrtarevë të lartë I është bërë thirje e haptë qytetarëve të Kosovës që të vizitojnë Ulqinin.
Pa mëdyshje , mund të konstatojmë se Ulqini këtë vit do të jetë vendi më i vizituar prej turistëve kosovarë.
Para se kemi shkuar ne këtë Panair,ne si pushtet lokal kemi organizuar një takim,ketu në komunë,me afaristët tanë dhe këtë e kemi organizuar që ti bëjmë ftesë edhe një herë të gjithë pjesëmarrësve që të marrin pjesë në formimin e ofertës turistike në Ulqin,qe të jenë të kujdesshëm dhe të përfundojnë përgatitjet pasi që presim një sezonë turistike shumë të mirë.
Fillimi I sezonit për festat e muajit maj, duhet te jetë shumë i vrullshëm dhe përshtypjet e para duhet të jenë garanci për një mirëvajtje për të gjithë sezonin.
Dua të shfrytezoj rastin ti falenderoj të gjithë afaristët e Ulqinit si dhe të Prishtinës që aktivitetet i kane të lidhura më 1 maj, sepse edhe ato kanë dhënë kontributin,qe së bashku me Organizatën turistike të bejnë që ky prezentim të jetë në këtë nivel. Ato janë përfaqësuesit e,,Rivierës së Ulqinit,, Hotelit ,,Mediteran,, Hotelit ,,Albatros,,Hotelit ,,Otrant,, Hotelit ,,Llolla,, Hotelit ,,Riva,, Hotelit ,,Cruiser,,Villa ,,Eneida,, ,,Copacabanes,, Clubit,,Bambu,, etj.
Shpresoj, se të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm dhe aktivitet tona që kanë të bëjnë me përgaditjet për sezonën turistike dalngadalë të përfundohen.
Problemet akute që I kemi në Ulqin do të përpiqemi që ti eleminojmë ose ti zbusim me kohe.
Ne do të organizojmë edhe disa takime të tjera me afariste,hotelijerë,restorate,plazhistë,përfaqesues të bashkesive lokale,OJQ-ve,etj. Që të gjithë te japing kontributin tonë që ky sezon turistik të shkoj ne drejtim te duhur.