Komuna: Ka filluar puna për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellës kanalizimeve

Njoftim publik.

 

Komuna e Ulqinit njofton se më 19 tetor ka filluar puna për projektin e rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellës kanalizimeve, i cili financohet me kredi nga Banka KfW. Pas punimeve gjatë sezonit turistik në pjesën rurale të qytetit, punimet vijojnë në qendrën e qytetit. Në këtë fazë do të kryhen punimet e mëposhtme:

1. në pjesën e rrugës nga Stacioni i Autobusëve deri te servisi Kodre (Market Sars);
2. nga rrethrrotullimi i Tre Ullinjve përgjatë rrugës pas tregut të gjelbër, Komunës deri te ndërmarrja komunale
3. nga rrethrrotullimi për Katërkollë përgjatë rrugës Nënë Tereza dhe Bulevardit Gjergj Kastrioti Skënderbej deri në rrethrrotullimin i Tre Ullinjve
4. pastrimi i rrugës nga pemët dhe shkurret për ndërtimin e hidroobjektit kyç të rezervuarit në Gjerane.

Lusim qytetarët e Ulqinit, mysafirët tanë të nderuar, për mirëkuptimin e tyre, i cili do të kontribuojë në kryerjen e rregullt të punimeve në projekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi