Komuna: KËRKOJNË HAPJEN E PIKËS KUFITARE NË DET

Ulqin, UlcinjKomuna e Ulqinit i ka dërguar kërkesën Qeverisë së Malit të Zi që në Ulqin të hapet pika kufitare detare. Kjo iniciativë është arsyetuar si nevojë që kjo komunë, si të gjithë qytetet tjera bregdetare në vend, të kenë kalim kufitar detar. Për më shumë sepse Ulqini është porti i parë në Mal të Zi pas portës së Otrantos, kështu që detarët e huaj, pronarët e anije të vogla apo atyre me vela të cilët kanë dashur të vizitojnë Ulqinin më herët është dashur të shkojnë 12 milje nautike (rreth 20 km) më larg, në Tivar, në mënyrë që të lajmërojnë hyrjen në ujërat territoriale të Malit të Zi.

Me vendimin e Qeverisë malazeze porti i Tivarit, Kotorit dhe Zelenikës janë të përhershëm, derisa porti i Budvës ka karakter sezonal dhe është i hapur prej 1 majit deri më 31 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi