Kam nder dhe kënaqësinë që në emër të Komunës së Ulqinit dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve të besimit islam tua uroj Festën e Kurban Bajramit.
Uroj që kjo festë të përcillet me dashuri, respekt, solidaritet dhe vullnet të mirë!
Paçi gëzim dhe mirëqenie përgjatë vitit në vazhdim!
Qofshi të gëzuar gjithmonë!
Gëzuar Bajramin !
Të nderuar besimtarë të fesë myslimane,
Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe në emrin tim personal, ju përgëzoj për festën e madhëruar të Kurban Bajramit. Qofshin këto ditë të mbara për ju, të shoqëruara me begati, besim, dashuri, mirëkuptim, tolerancë dhe qofshi përherë të rrethuar nga familjarët e miqtë e juaj më të sinqertë dhe më të afërt zemrës tuaj.
Kjo festë është simbol i ndihmës, filantropisë dhe sakrificës së çdo gjëje të përkohshme. Uroj që zemrat tona, dita ditës, të njohin më shumë kënaqësinë që dhuron akti i ofrimit të dorës së ndihmës. Uroj që ndarjen me të tjerë të asaj që kemi, ta bëjmë gjest të së përditëshmes.
Duke dhënë pasurohemi, duke besuar ushqejmë shpirtin.
Përveç sakrificës së kurbanit, nuk duhet harruar pelegrinazhin në Mekë, ku shfrytëzoj rastin t’u dëshiroj secilit haxhi pranim të lutjeve dhe sekrificës së bërë.
Gëzuar çdo shqiptar për festën e madhe të Kurban Bajramit, traditën tuaj të paqes ndërfetare nuk duhet harruar as këtë herë. Si vëllezër e motra, si familje e madhe KOMB, le të festojmë. URIME!
Me respekt,
Kryetari
Genci Nimanbegu
Me rastin e Kurban Bajramit, kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, z.Mehmed Zenka, në emër të partisë dhe në emrin e tij personal i përgëzon të gjithë besimtarët mysliman, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.
Të gjithë besimtarëve të Fesë Islame uroj që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit, por edhe me vepra të mira, t’ia shtrim dorën njëri-tjetrit, që të mbretërojë harmonia, dashuria, përkrahja dhe uniteti mes motrave dhe vëllezërve tanë, sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, tolerancës, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.
Gëzuar, të gjithë shqiptarëve të Fesë Islame, Kurban Bajramin, kudo që janë !
Shërbimi informativ të UDSH-së
Këshilli Komunal i lëvizjes qytetare Ura, uron besimtarët muslimanë në Mal te Zi festën e Kurban Bajramit. Festë e cila simbolizon gëzimin, shpresën, tolerancën, transparencën por mbi te gjitha sakrificën ashtu siç deshi te sakrifikoj Ibrahimi me te dashurin e vet.
Andaj le te sakrifikojme dhe ne sa do pak per bashkesine tone që të kemi një te ardhme te përbashket dhe te ndritur. Gjithsesi, urojmë që kjo feste të ju ngrohë shpirtin tuaj, po ashtu gëzimi le ta mund hidhërimin, shpresa le ta mund dëshprimin dhe toleranca arrogancën.
URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT
Këshilli komunal i Lëvizjes qytetare “URA”
„Të nderuar vllazen dhe motra, Shqiptar dhe Shqiptare të besimit islam dhe tjerë qytetar te ketij konfesioni.
Kurban Bajrami është një ndër festat e sprovës, sakrificave njerëzore për familje dhe për te tjerët, e cila vjen si provë e kushtimit njerëzor vlerave ma te mëdha te tij..besimit ne Allah dhe qëndresës së virtyteve bamirëse.
Dhasht Zoti që ne familjet Tuaja përherë kjoft besimi ne Zot dhe te jeni te pajisur me vlerat ma te larta te veseve njerëzore
Përherë festofshi të lumtur ne komunikim me Allahun me te afërmit tuaj dhe me te gjithë njerëzit qellim mirë.
Per shum mot dhe me zemer te mir Kurban Bajrami!
Zoti ju past perjetesisht nen mbikqyrjen e Tij!
Luigj Shkreli, deputet
Të respektuar besimtare e besimtarë të besimit islam,
Kam kënaqësi dhe respekt që me rastin e FESTËS SË MADHNUESHME TË BAJRAMIT TË VOGËL, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, partisë së parë politike (9.9.1990), përfaqësueses së vërtetë dhe të sinqertë të shqiptarëve në trojet e veta shkullore, sot në Malin e Zi, të anëtarëve dhe udhëheqjes së saj të vërtetë dhe në emrin tim, t’ju uroj
PËR SHUMË MOT GËZUAR!
Kjo Festë sjell qartë porosinë e paqës dhe të vëllazërimit, të respektit, të punës dhe të veprimit e sakrificës për të mirën, humanizmin, rreth qëllimit dhe idealit të përbashkët.
Shëndet, mirëqenie, harmoni dhe lumturi past gjithëherë në familjet Tuaja!
Mehmet Bardhi, profesor
Kryetar i LD në MZ
Ulqin, 24 shtator 2015