Për të gjithë çështjet kontestuese, duke përfshirë këtu dhe ashensorin, vendimet do të sillen nga koalicioni qeverisës, njoftohet për Portalin Ul-info nga administrata lokale.
Siç thuhet, pushteti komunal ka edhe një “letër të fortë” në duar të veta e cila mund të përdoret në mënyrë efikase, e ajo është dhënia e lejes së ndërtimit.
“Poashtu, mundemi, nëse dakordohemi, të iniciojmë ndryshimin dhe plotësimin e Planit detaj urbanistik për Ranë, i cili ka të bëjë me këtë zonë”, thekson bashkëbiseduesi ynë duke shtuar se për çdo gjë ekziston zgjidhja nëse para kësaj ekziston vullneti i mirë.
“Dëshiroj të besoj se sinqeriteti është aleat i yni, e jo qëllimet e fshehura”, tha ky zyrtar i lartë komunal.