Komuna: KOKTEJI I FUNDVITIT

KoktejiNë hotelin ,,Mediteran,, u organizua kokteji tradicional i fundvitit. Në prani të një numri të madh të të ftuarve fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Komunës së Ulqinit Z.Fatmir Gjeka i cili bëri një vlerësim të punës në vitin 2014 dhe projektet që priten të  realizohen në vitin e ardhëshëm.

Ai edhe me këtë rast vecoi se Ulqini ka mundësi të pafundme  zhvillimi të cilat duhet shfrytëzuar, andaj duhet ti lëmë anash  ndasitë dhe të gjithë, si një trup i vetëm të punojmë në interes të qytetarëve dhe të Ulqinit tha Gjeka. Më pas ai tha se vëmëndje e vecantë do ti kushtohet investimeve të huaja dhe hapjes së vendeve të punës për te rinjte tanë. Kryetari falendroi Kuvendin, subjektet  politike, Kryetarin, kryetarët e klubeve dhe këshilltarët për miratimin e një sërë vendimesh të rënësishëm. Po ashtu dhe partnerët e koalicionit dhe resoret ministrore respektivisht Qeverinë e Malit të Zi për bashkëpunim.

Gjatë ketij aktiviteti u shpërblyen nxënësit më të mirë të shkollave, tre punëtorë të Drejtorisë së policise, njësia në Ulqin , si dhe një numër i madh sportistësh dhe ekipesh sportive të cilët kanë pasur suksese të shumta në gara të ndryshme gjatë vitit 2014.

Në fund Kryetari i Ulqinit Fatmir Gjeka uroi të gjithë qytetarët e Ulqinit për vitin 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi