Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka qëndruar sot në vizitë Ulqinit. Ai, siç mëson Portali Ul-info, ka biseduar me kryetarin e komunës Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij për mundësit e zgjerimit të bashkëpunimit në mes të këtyre dy qyteteve bregdetare.
Kjo është vizitë kthyese, sepse Gjeka para tre javëve ka qëndruar në Durrës. Atëherë është dorëzuar çmimi shoqatës së atjeshme “Ulqini”, e cila grumbullon njerëzit me prejardhje nga qyteti jonë. Anëtarët e shoqatës kanë vendosur që këtë çmim të ja dorëzojnë komunës së Ulqinit.