Komuna: Kryetari Cungu pret anëtarët e Komisionit për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërise

DSC_1261Kryetari I Komunës Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit komunal dhe nënkryetarët e Komunës se Ulqinit pritën sot Kryetaren Arta Dade dhe anëtarët e Komisionit për politikën e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi z. Ernal Filo.
Në takim u bisedua për çeshtjet e shqiptarëve në Mal të Zi, statusin, sfidat dhe problemet me të cilat përballen. Mes tyre anëtarët e Keshillit, kanë shprehur interesim të posaçëm për çeshtjen e Krypores, Valdanosit, të Mirave detare, autostradës Adriatik-Jon dhe zhvillimin e komunës së Ulqinit. Përveç këtyre, në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve dhe mundësine e bashëpunimit në projekte të ndryshme në të ardhmen.
Kryetari Cungu i njoftoi mysafirët për vazhdimësinë e projekteve zhvillimore, në veçanti ato ndërshtetërore si hapja e kufijve, zhvillimi i turizmit të rajonit në terësi, valorizimi i resurseve dhe ruajtja e ambientit. Me një fokus të posaçëm u bisedua për projektet zhvillimore dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit të kualitetit të lartë me çfarë u pajtua edhe Kryetari i Kuvendit komunal Loro Nrekiq duke i vlerësuar lartë qellimet e përbashkëta politike.
Kryetarja e Komisionit për politikën e jashtme znj. Arta Dade deklaroi që marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve duhet të vazhdojnë me qëllim që politikat e tyre të jenë të drejtuara drejt qytetarëve dhe zgjidhjen e çështjeve të rendesishme. Anëtarët e tjerë të Komisionit shprehën interesim për problemet aktuale të Shqipëtarëve ne Mal të Zi duke u fokusuar në çeshtjen e Valdanosit, Kripores së Ulqinit, të Mirave Detare dhe theksuan se nga ana e tyre keto çeshtje me rëndësi për shqiptarët e Malit të Zi do kenë një trajtim të posaçëm. Mes të tjerash anëtarët e Komisionit për politikën e jashtme vlerosojnë marrëveshjen e fundit politike që realizuan subjektet shqipatare dhe ndjekin me vemendje realizimin e saj.
Shërbimi për Informim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Riviera e Ulqinit”: QAMIL HOXHA DREJTOR I RI EKZEKUTIV
“Riviera e Ulqinit”: QAMIL HOXHA DREJTOR I RI EKZEKUTIV

Menaxheri i diplomuar i hotelerisë Qamil-Qamo Hoxha është drejtor i ri ekzekutiv i Kompanisë „Riviera e Ulqinit“. Këtë vendim Bordi i Drejtorëve të kësaj kompanie e ka marrë të hënën, në një seancë të

Presidentja e Kosovës viziton Malin e Zi: FILLIMISHT NË PODGORICË, PASTAJ NË ULQIN
Presidentja e Kosovës viziton Malin e Zi: FILLIMISHT NË PODGORICË, PASTAJ NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të muajit të ardhshëm do të qëndrojë për një vizitë zyrtare dyditore në Mal të Zi, mëson Portali Ul-info. Në ditën e parë të vizitës së saj

Ulqin: NË FUND TË JANARIT SHIJOHET NOTI NË PLAZHIN E VOGËL (Video)
Ulqin: NË FUND TË JANARIT SHIJOHET NOTI NË PLAZHIN E VOGËL (Video)

Sot ishte një ditë e bukur në Ulqin, të cilën qytetarë të shumtë e shfrytëzuan për shëtitje apo punë në Ullishtë. Në të njëjtën kohë, disa vendosën të marrin pjesë në hapjen ceremoniale të një tjetër Festivali

Komuna e Ulqinit: Kryeministri me ministra në vizitë të martën
Komuna e Ulqinit: Kryeministri me ministra në vizitë të martën

Të martën, më 31 janar 2023, komunën e Ulqinit do ta vizitojë delegacion i Qeverisë së Malit të Zi në krye me kryeministrin dr. Dritan Abazoviq. Në delegacion me kryeministrin Abazoviq do të jenë ministri

Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS
Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS

Këtë vit bëhet gjysmë shekulli nga fillimi i funksionimit të Qendrës naturiste në Adë të Bunës. Në korrik të vitit 1973 u pritën mysafirët e parë dhe ishin kryesisht gjermanë të sjellë nga agjencia “Miramare”.