Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka përgëzon besimtarët e besimit islam me rastin e Festës së Fiter Bajramit.
Në mesazhin e tij, ndër të tjera, thuhet:
“Kam nder dhe kënaqësinë që në emër të Komunës së Ulqinit dhe në emrin tim personal të gjithë besimtarëve të besimit islam tua uroj Festën e Fitër Bajramit.
Uroj që kjo festë të përcillet me dashuri, respekt, solidaritet dhe vullnet të mirë!
Paçi gëzim dhe mirëqenie përgjatë vitit në vazhdim!
Qofshi të gëzuar gjithmonë! Gëzuar Bajramin!”