Komuna: Kryetari I Ulqinit uron nxënësit dhe mësimdhënësit

Të hënën në Mal të Zi  filloi viti shkollor 2024-2025. Oborret e shkollave përsëri u mbushën me nxënës, mësimdhenës dhe prindër.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu vizitoi dhe  përcjelli  ceremonitë që u organizuan në shkollën ,,Marshall Tito,, dhe në shkollën ,,Boshko Strugar”.
Nimanbegu uroi fillimisht  vogëlushët që  ulen për herë të parë në bankat e shklollës , duke i uruar me zemër shumë sukses dhe një vit të mbarë  në nisjen e rrugëtimit  drejtë dijes. Ai po ashtu ka uruar mësimdhenësit për misionin e tyre  fisnik  të edukimit.
Kryetari Genci Nimanbegu tha se prioritet i Komunës së Ulqinit dhe i shoqërisë mbetet investimi  në arsim  i cili është i sugurtë për të ardhmen evropiane që është dhe mbetet  synimi ynë.
Ceremoni festive ishte sot  edhe në shkollën ,,Bedri Elezaga”. Ky institucion nga bankat e të cilit kanë dalur dhjetra intelektual të njohur sot kishte një pamje festive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…