Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
“Gëzuar Kurban Bajramin! Festën e Sakrificës. Zoti ju faltë mirësi, mbarësi dhe shëndet ju dhe familjeve tuaja. Në këtë ditë të shënuar të Kurban Bajramit duhet të jemi më të afërt me njeri –tjetrin.
Të jemi pranë atyre që kanë më shumë nevojë për tu përkrahur, për tu ndihmuar.
Uroj nga zemra mbarësi, mirëqenie dhe dashuri!”, thuhet në mesazhin e kryetarit Nrekiq.