Kryetari i komunës Fatmir Gjeka ka pranuar sot gazetarët e Ulqinit për të ju falënderuar në bashkëpunim dhe korrektesë në punën e tyre gjatë vitit që kaloi.
Gjeka shprehu kënaqësinë që në komunikim të ndërsjellët nuk kishte mosmarrëveshje duke shpresuar që kështu do të jetë edhe vitin e ardhshëm.
“Mendoj se në vitin 2014 ishim transparentë. Kemi pranuar dhe respektuar sugjestionet dhe vërejtjet, sepse besojmë që ato ishin të motivuara nga qëllimet e sinqerta”, tha Gjeka duke i dorëzuar përfaqësuesve të medieve dhuratat për vit të ri: fletoret, stilolapsat dhe kalendarët me simbole të komunës së Ulqinit.









