Nga data 03.10.2023. deri më 21.10.2023 do të jetë në fuqi një regjim i veçantë i qarkullimit rrugor. Ndalohet lëvizja e të gjitha llojeve të mjeteve motorike në rrugën “Don Simon Filipaj” (autostrada në drejtim të Tivarit) nga Autoservis Murati deri te Pompa e karburantit, në anën e majtë të rrugës në një gjatësi prej 100 m. Gjatësia e rrugës prej 100 m ku do të kryhen punimet do të lëvizë në drejtim të Tivarit në mënyre graduale.
Komunikacioni në këtë zonë do të rregullohet në mënyrë manuale me ndihmën e personave të caktuar.
Arsyeja: Ky regjim është i nevojshëm për vazhdimin e projektit të grumbullimit dhe kullimit të ujërave atmosferike dhe të zeza për vendbanimet Braticë e Poshtme, Mali i Bardhë,Totosh dhe Kodra në Ulqin.