Nga data 20.09.2023 e deri më datën 27.09.2023 do të jetë në fuqi regjimi i veçantë i komunikacionit rrugor. Kjo nënkupton që ndalohet lëvizja e automjeteve në drejtim nga lokali “Palma” deri te rrethrrotullimi afër komunës, në anën e djathtë të bulevardit nga drejtimi i Plazhit të madh në drejtim të Ulqinit.
Qarkullimi në të dy drejtimet (nga rrethrrotullimi në Plazh të madh si dhe nga Plazhi i madh drejt rrethrrotullimit) do te bëhet në bulevardin Nënë Tereza nga rrethrrotullimi deri tek lokali “Palma” në krahun e djathtë të bulevardit Nënë Tereza në drejtim të Plazhit të madh.
Arsyetim: Ky regjim është i domosdoshëm për vazhdimin e projektit të grumbullimit dhe kullimit të ujërave atmosferike dhe të zeza për vendbanimet Braticë e Poshtme, Mali i Bardhë, Totosh dhe Kodrat në Ulqin.