Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe drejtori i Drejtorisë për ujëra të Malit të Zi Zoran Jankoviq janë dakorduar sot që në Ulqin të formojnë komisionin e përbashkët të ekspertëve i cili do të propozojë modalitetet për mirëmbajtjen e rrjedhjes së lumit Buna në degën e djathtë, mëson Portali Ul-info. Anëtarë i këtij komisioni nga Ulqini do të jetë Xhemal Dervishi.
Në takim ishin të pranishëm dhe përfaqësuesit e të Mirave detare, shoqatës së peshkatarëve dhe organizatave joqeveritare, të cilët përsëritet që është e nevojshme të merren masa urgjente në mënyrë që Ada të mos bëhet gadishull.
Gjeka dhe Jankoviq kanë arritur marrëveshjen që në fillim të vitit të ardhshëm të shpallet tenderi për mirëmbajtjen afatgjate të rrjedhshmërisë së Bunës në këtë pjesë, si dhe pastrimin e shtratit të prrojeve Millë dhe Sukubinë.