Komuna: MBAHET PRITJA TRADICIONALE E FUNDVITIT

Loro Nrekiq, Ljoro NrekicNë Pallatin e Kulturës u organizua pritja tradicionale  me rastin e Festave të Fundvitit. Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq  në fjalën  përshëndetëse bëri një analizë mbyllëse dhe bilancin e  zhvillimeve  të vitit 2019 dhe ata që na presin  në vitin 2020.

Ai shprehu bindjen  që viti 2020 do të sjellë  suksese të reja  për të gjithë  qytetarët e Komunës së Ulqinit. Në fund ai i uroi qytetarët dhe të pranishmit Vitin e Ri 2020.

Kryetari Nrekiq dhe nënkryetarja Hadixha Gjoni vizituan IP Qendrën ditore për fëmijë dhe të rinjë me pengesa dhe vështirësi në zhvillim Sirena , të cilëve i dhuruan pakot e Vitit të Ri ashtu si dhe fëmijëve prindërit e të cilëve janë të punësuar në administratën lokale dhe ndërmarrjeve që financohen nga buxheti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi