Në komunën e Ulqinit është mbajtur sot mbledhja e parë e Këshillit koordinues për përgatitjen dhe përcjelljen e sezonit turistik. Në mbledhje, të cilën e drejtoi Fatmir Gjeka, ishin të pranishëm të gjithë prurësit kyç të vendimeve gjatë kohëzgjatjes të sezonit turistik nga niveli lokal dhe ai shtetëror.
Mbledhja e sotme, përndryshe, ishte e karakterit protokollar. Është arritur marrëveshja që çdo javë të mbahet mbledhja e këtij grupi në mënyrë që sezoni turistik në rivierën e Ulqinit të përgatitet dhe të zhvillohet sa më mirë.
Siç mësojmë, në tubim është thënë që koordinatorja kryesore e Departamentit për punë inspektuese në këtë zonë do të jetë Angelina Megjedoviq.