Komuna: MBLIDHET TRUPI KOORDINUES PËR MBROJTJE DHE SHPËTIM

TIM 1Në takimin e inicuar nga kryetari i Komunës Loro Nrekiq dhe Ministria e brendëshme –Drejtoria për situata të jashtëzakonshme sot, u mblodh trupi koordinues për mbrojtje dhe shpëtim i komunës së Ulqinit.

Në takim u diskutua gjërësisht për koronavirusin dhe masat që duhet ndërmarrë në parandalimine tij. Pas një diskutimi të hapur dhe të gjithëanshëm dhe analizës së situatës në teren të pranishmit miratuan konkluzionet e mëposhtëme.

1.Trupi për mrojtje dhe shpëtim i komunës së Ulqinit në tërësi, përcjell situatën dhe kumtesat e organeve relevante shtetërore dhe ka ndërmarë të gjitha masat e parapara me ligj , me qëllim të përhapjes së rrezikut dhe pasojave të tij.

2. Të gjithë subjektet duhet të jenë të gatshëm që të rrisin gadishmërinë , në përputhje me veprimtaritë e tyre.

3.Administrata lokale duhet të shohë disponimin dhe të mundësojë kapacitetet akomoduese ne rast të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

4. Institucionet shëndetësore në territorin e komunës së Ulqinit veçmas duhet të përcjellin situatën, të grumbullojnë të dhëna për rrezikun dhe zhvillimin e situatës epidemiologjike në Mal të Zi dhe në komunën e Ulqinit , të lajmërojnë banorët dhe organet shtetërore për sejcilin ndryshim dhe mundësinë e zhvillimit të situatës dhe të ndërmarë të gjitha masat epidemiologjike dhe shëndetësore.

5.Qendra e Sigurisë në Ulqin në rast të përkeqësimit të situatës epidemiologjike duhet të sigurojë rendin publik dhe qetësinë në lokalitetet e përkeqësuara, rrespektivisht hapsirave , në harmoni me situatën.

6.Policia kufitare dhe Drejtoria e doganave duhet të ndërmarë të gjitha masat e parapara me ligj në zonën kufitare , me qëllim të pengimit të gjitha ngjarjeve , dhe aktiviteteve , që do të kontribuonin përkeqësimin e situatës, lidhur me koronavirusin.

7.Udhëheqësi , ndihmësudhëheqësi dhe të gjithë anëtarët e ekipit në territorin e komunës së Ulqinit duhet të jenë në komunikim të vazhdueshëm , të shkëmbejnë të dhëna dhe të krijojnë koordinim ndërmjet organeve –institucioneve në nivelin lokal dhe shtetërorë.

8.Nëpërmes mediumeve lokale të jepen kumtesa, udhëzime dhe këshillime për banorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa