Komuna: MINISTRI I PUNËS DHE MIRËQENIES SOCIALE VIZITON ULQININ

Purishiq NrekiqNë Ulqin qëndroi për vizitë pune Ministri i Punës dhe Mirëqenies sociale Kemal Purishiq .

Në takimin me kryetarin e komunës Loro Nrekiqi dhe bashkëpunëtorët e tij u bë fjalë për problemet sociale , mundësinë e bashkëpunimit intensiv ndërmjet administratës lokale dhe Ministrisë në fjalë me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira për qytetarët të cilët janë shfrytëzues të shërbimeve të Qendrës sociale dhe kategorive te rrezikuara si dhe për mekanizmat që bashkëpunimi të rritet në nivel edhe më të lartë.

Bashkëbiseduesit theksuan nevojën e bashkëpunimit me qëllim të arritjes së efekteve sa më të mëdha për ofrimin e ndihmës sociale dhe përkujdesjes .

U fol për mundësinë e punësimit të personave me invaliditet, për hapjen e një Qendre për të moshuarit pa përkrahje, por dhe per mbeshtetjen e hapjes së një guzhine popullore.

Në takim u fol po ashtu për skamnorët dhe lypsat të cilët janë të shumtë në numër gjatë stinës së verës ,por dhe për çështje të tjera që janë në kopetenca të kësaj ministrie. N

ë kuadër të vizitës Ministri Purishiq , Drejtori i Fondit të Pensionistëve dhe sigurimeve invalidore Dushan Peroviq dhe zyrtari për çështje sociale Kushevija të shoqëruar nga Kryetari i Komunës vizituan Qendrën për punë sociale , Qendrën ditore për fëmijë me pengesa dhe vështirësi në zhvillim ,,Sirena,, dhe Pushimoren e pensionistëve që është duke u rekonstruuar dhe zgjeruar .Ata patën rast që të njihen më përsëafrmi me punën e këtyre institucioneve

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre

Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN
Bisedime rreth investimeve të shtetit IBRAHIMI DHE BEQAJ TË HËNËN ME BAJRAKTARIN

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, dr Agron Ibrahimi, dhe drejtori i Drejtorisë për Investime Kapitale, Esmir Beqaj, do të qëndrojnë të hënën per vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Ato do

Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve
Në kuadër te IPA Mal i Zi – Kosovë 2014-2022: Është organizuar për gazetarë vizita studimore tek përfituesit e projekteve

Sekretarijati i përçashkët teknik i programeve ndërkufitare Mal i Zi – Shqipëri dhe Mal i Zi – Kosovë ka irgnaizuar vizitë studimore për gazetarët e medijave malazeze, gjatë së cilës kanë vizituar përfituesit

Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA
Organizata turistike: KËNGËTARËT MË TË NJOHUR TË RAJONIT TË MUZIKËS KLASIKE TË MARTEN NË KALA

  Organizata Turistike e Ulqinit në bashkepunim me Komunen e Ulqinit me date 16.08.2022, organizojnëkoncert të muzikës klasike me fillim në ora 20.30 nëambijetin e muzeut të Kalasë. Bëhet fjalë për tenorët

Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR
Bulevardi Teuta: SË SHPEJTI TENDERI, ASFALTIMI NË SHTATOR

Komuna e Ulqinit me mbështetjen e Drejtorisë së Punëve Publike së shpejti do të shpallë tenderin për asfaltimin e Bulevardit Teuta, mëson Portali Ul-info. Pritet që kjo punë të kryhet menjëherë pas përfundimit