Komuna: MINISTRI I SHËNDETËSISË VIZITOI ULQININ

na-pomolu-izlaz-visemjesecne-krize-ul-parlamentu-forca-zagrljaju-dps-a-slika-302425Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka priti sot, në një takim pune, ministrin e shëndetsisë prof.dr Budimir Shegrt dhe bashkëpunëtorët e tij. Kjo ishte vizita e parë e Ministrit Shegrtnë qytetin tonë pas marrjes së postit. Të pranishmit u ndalën në cështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen shëndetsore të banorëve të komunës tonë, por krahas kësaj u prekën dhe cështje të tjera me interes të përgjithshëm. Ajo, që ra në sy në takimi ishte gadishmëria që shprehu Ministri dhe bashkëpunëtorët e tij në përmbushjen e kërkesave dhe synimeve tona.

Edhe me ketë rast u prek domosdoshmëria e vënijes në funksion të sallës së operacionit në kuadër të maternitetit, për të cilën ra ideja e partneritetit publik privat ku do të kycej edhe Komuna, krahas kësaj të pranishmit u fokusuan edhe në rritjen e nivelit të mrojtjes së shëndetit në Anë të Malit, cështja e specializimeve për të rinjtë tanë të diplomuar në Universitetin e vendit në Kosove e Shqipëri, paisjet dhe donacionet që mbërrijnë dhe gadishmërinë e diasporës tonë që të ndihmojë këtë sektor kaq të rëndësishëm.

Ministri dhe përfaqesuesit e Fondeve që e shoqëronin u shprehën të gatshëm për të ndihmuar në përmbushjen e ketyre synimeve. Pas takimit, zyrtarët e Podgoricës vizituan Shtëpinë e shëndetit të qytetit tone ku patën takim me drejtorine ketij institucioni dr Pavle Marnikoviq e me pas një vizitë u bë edhe në stacionin shëndetsorë në Katërkollë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi