Në komunë të Ulqinit kanë nisur iniciativën për pagesën e parkingut përgjatë bulevardit kryesor të qytetit. Në atë aks ka, siç vlerësohet, një mijë vende për parkim.
“Qyteti do të ishte i ndarë në zona, ndërsa pagesën do ta bënte njëra nga ndërmarrjet ekzistuese publike”, deklaroi për “Dan” menaxheri i komunës Omer Bajraktari.
Ai tha që mendohet edhe për themelimin e ndërmarrjes së re komunale e cila do të merrej vetëm me rregullimin dhe pagesën e vendeve për parkim.
Sipas fjalëve të tija, vendimi përfundimtar akoma nuk është marrë. “Sezoni filloi dhe ndoshta një vendim i tillë mund të shkaktonte probleme në këtë moment. Sidoqoftë, nëse jo në këtë vit, atëherë kjo është gjithsesi prioritet për vitin e ardhshëm”, shtoi Bajraktari.








